Ja disa arsye që i bëjnë ata të jenë gjithmonë më të tërhequr.
Dashuria nuk ka limite, as receta nga të cilat mund të mësosh si të veprosh, megjithatë meshkujt kanë frikë dhe kjo është serioze. Në dashuri nuk ka as rregulla, por mbase për këto arsye frikësohen meshkujt, të cilët janë mësuar të kenë nën kontroll çdo situatë. Megjithatë ka edhe nga ata që e refuzojnë për shkak të eksperiencave të dhimbshme që mund të kenë kaluar më parë, të cilat nuk i kanë kaluar plotësisht apo nga ata të tjerët që e evitojnë për shkak të traumave që kanë kaluar në fëmijëri.
Quhet filofobi dhe është frika nga dashuria. Godet meshkujt në të gjitha moshat, sidomos ata më të realizuarit në profilin profesional.
Frikë nga ndryshimet
Në krahasim me femrat, meshkujt përballojnë ndryshimet personale me ngurtësi, duke preferuar të qëndrojnë tek tradita. Kjo tërheqje në një botë sipërfaqësore të sigurt i limiton nën profilin sentimental, duke i bërë të ftohtë edhe ndaj dashurisë.
Frikë se humbasin lirinë
Ka nga ata meshkuj që kanë frikë nga dashuria, sepse kanë frikë nga përgjegjësia. Të impenjohesh në një lidhje të rëndësishme, do të thotë të jesh korrekt dhe i përgjegjshëm, por kjo do të thotë alarm për meshkujt.
Frikë se humbasin kontrollin
Vlen për të gjithë meshkujt, në veçanti për ata që janë mësuar të drejtojnë apo të kontrollojnë çdo lëvizje si në punë, ashtu dhe në çdo fushë tjetër të jetës. Dashuria është e paparashikueshme dhe kërkon ta lësh veten të lirë.
Frikë për t’u bashkuar me dikë
Egoizmi mashkullor është objekt debati i pafund. Ndoshta për këtë arsye ata kanë vështirësi për t’u bashkuar me një person tjetër. Ky bashkim i privon nga një pjesë e rëndësishme e vetes së tyre.
Frikë nga dhimbja
E shkuara bashkë me hijet e saj të dhimbshme, të cilat kthehen dhe trokasin në ndërgjegje në momente që nuk i pret, për shembull kur takojmë një person me të cilin mund të dashurohen. Frikë kjo që u ndodh shumë meshkujve.Frikë nga refuzimi
Është një frikë që i godet të dyja gjinitë. Zakonisht, kjo është e lidhur me fëmijërinë dhe me prindërit, shkruan revistaclass. Një fëmijë që është ndjerë i anashkaluar, tenton të ketë më shumë frikë nga refuzimi dhe braktisja. Dhe si pasojë, preferon të evitojë lidhjet e dashurisë.
Frikë të ndihen të dobët
Për arsye të ndryshme, femrat janë gjithmonë më të predispozuara për të treguar anën e tyre të dobët, qajnë në publik, shfaqin emocionet, shprehin me lehtësi ndjenjat. E kundërta ndodh me meshkujt. Janë mësuar që të vegjël për të mos kërkuar kurrë, për të mbytur pjesën e ndjeshme. Ajo që në dashuri duhet të dalë hapur.
Frikë për të treguar anën e tyre të errët
Gjithmonë për sa i përket frikës për të humbur kontrollin dhe për të treguar anën e tyre më të keqe, në dashuri nuk mund të shtiresh për shumë kohë, herët a vonë çdo gjë del në dritë edhe kundër vullnetit të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!