Nëse ndonjëherë keni hipur në aeroplan, shanset janë që keni shikuar jashtë dritares dhe keni vërejtur një vrimë të vogël në fund të dritares.
Kjo karakteristikë mund të mos i pengojë shumë udhëtarëve, por, kur jeni duke fluturuar në ajër me shpejtësi dhe lartësi të madhe, me siguri se frikësoheni apo ndiheni të shqetësuar pak për atë vrimë të vogël, transmeton Telegrafi.
Megjithatë nuk keni nevojë të frikësoheni më sepse xhami nuk do të thyhet. Dhe po, çdo dritare në aeroplan e ka të njëjtën vrimë.
Kjo vrimë ndryshe njihet si ‘vrima e frymëmarrjes’ dhe për ta kuptuar funksionin e saj, fillimisht është e rëndësishme ta kuptoni si është punuar dritarja.
E punuar nga materiale akrilike, dritarja e aeroplanit i ka tri xhame apo shtresa. Xhamin e jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm. Vrima e frymëmarrjes shpohet në xhamin e mesëm. Bashkë me xhamin e jashtëm, xhami i mesëm i dritares është shtresa më e rëndësishme e dritares.
Kur aeroplani ngritet në ajër, shtypja e ajrit brenda dhe jashtë kabinës bie. Në mënyrë që të marrim frymë brenda aeroplanit, duhet të mirëmbahet presioni brenda kabinës.
Prandaj, vrima në dritare përdoret për ta rregulluar sasinë e presionit që kalon mes shtresës së brendshme të dritares dhe asaj të jashtme.
Sipas ‘Travel and Leiusre’, vrima e frymëmarrjes gjendet aty për t’u siguruar që shtresa e jashtme e bart presionin më të madh. Në rast se ndodh diçka e papritur, shtresa e jashtme është e vetmja që hiqet nga aeroplani dhe kështu pasagjerët në aeroplan vazhdojnë të marrin frymë lirshëm.
Gjithashtu, qëllimi tjetër i vrimës është edhe ta largojë mjegullën, kondensimin dhe gjërat tjera që ndikojnë në pamje. Duke ia mundësuar ajrit të ngrohët të depërtoj mes dy shtresave, vrima e zezë sigurohet që aeroplani është i gatshëm për çfarëdo lloj klime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Asnjëherë mos i vendosni këto sende në koshin e plehrave
Kujdes! Gruaja nevrike
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite