Tërheqja misterioze që kryevepra e Leonardos ka agresioneve të të gjitha llojeve, shpjegohet për herë të parë me ndihmën e Zigmund Frojdit.
Nga: Salvador Dalí (shkrim i marsit të vitit 1963)
Ishte e pashmangshme për Salvador Dalín që publikisht të tregojë se pse Mona Liza – një “portret i thjeshtë”, i pikturuar nga një prej artistëve më të ndërlikuar dhe më dykuptimshëm – ka pasur fuqi unike në gjithë historinë e artit, për të nxitur sulmet më të dhunshme dhe të llojeve më të ndryshme.
Mona Lisa ka pësuar dy lloje kryesore të sulmeve tipike për praninë së saj arketipe:
1. Sulmi ultra-intelektual i kryer nga Lëvizja e Dadaizmit. Marcel Duchamp, në vitin 1919 i vizaton mustaqet mbi një fotografi të Mona Lizës dhe në fund shkruan shkronjat e famshme “L.H.O.O.Q.” (Elle a chaud au cul.) [të pasmet i ka të ngrohta].
2. Sulmi i llojit naiv apo primitiv, i kryer nga bolivianët pak a shumë anonimë [përkitazi me interpretim të mundshëm nga regjisori Mikelanxhelo Antonioni]. Konsiston ose në hedhjen e një guraleci drejt pikturës ose në vjedhjen e saj të përkohshme.
I pari është rast i sulmit të një artisti kundër një kryevepre që mishëron maksimumin e idealizimit artistik. Shpjegohet nga pikëpamja e Frojdit, përkufizimi madhështor i të cilit për Heroin është ky: “Njeriu që revoltohet kundër autoritetit të babait dhe më në fund e tejkalon atë”. Ky definicion është antiteza e dadaizmit që përfaqëson kulminacionin e anti-heroit, qasjen anti-Niçe ndaj jetës. Dadaizmi kërkon analen, zonën erogjene të Mona Lizës, dhe ndërkohë që e pranon “tundimin e ngrohtësisë” të nënës si vepër arti, rebelohet kundër idealizimit të saj duke e bërë mashkullore. Dadaisti i vizaton mustaqet e babait mbi Mona Lizën për të kërkuar rekrutë për denigrimin e artit. Me këtë gjest u mishëruan aspektet anti-artistike, anti-heroike, anti-glorifikuese dhe anti-sublime të dadaizmit.
Për t’i shpjeguar “sulmet naive” kundër Mona Lizës – duke pasur parasysh zbulimin e libidos së Leonardos nga Frojdi dhe të fantazive të nënvetëdijshme erotike për nënën e vet – na duhet gjenialiteti i Antonionit (unik në historinë e kinemasë) për të filmuar skenën në vazhdim: Një bir i thjeshtë naiv, në nënvetëdije i dashuruar në nënën e vet dhe i dërrmuar nga kompleksi i Edipit, e viziton një muze. Për këtë bir naiv, pak a shumë bolivian, muzetë barazohen me shtëpitë publike, me dhomat publike – me fjalë të tjera me bordellot, teksa ngjashmëria përforcohet nga bollëku i ekspozitave erotike që gjen aty: nudo, statuja të paturpshme, Rubensi. Në mes të gjithë kësaj shthurjeje trupore dhe të libidos, biri edipian trulloset kur e sheh një portret të nënës së vet, të shpërfytyruar nga idealizmi maksimal femëror. Nëna e tij, mu këtu! Dhe, më e keqja, nëna i buzëqesh në mënyrë dykuptimshme, e cila, në ambientin ku gjendet mund të duket veçse e dyshimtë dhe skandaloze. Sulmi është përgjigjja e tij e vetme ndaj buzëqeshjes së tillë – ose-ose, ai mund ta vjedh pikturën për ta fshehur, me përkushtim, prej skandalit dhe turpit të ekspozimit në një shtëpi publike.
Secili që mund të më japë shpjegime të tjera për sulmet që ka vuajtur Mona Liza, gurin e parë duhet ta hedh tek unë; do ta marrë dhe do të vazhdoj me detyrën time të ndërtimit të së vërtetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMokusatsu dhe fjala si bombë atomike
Enigma e varrit të Gjergj Kastriot-Skënderbeut (Video)

Dëshmia në gjyq e Fatos Lubonjës dhe ballafaqimi me të atin: Librat e huaj babai i merrte te Kadareja
Detaje të reja për vdekjen tragjike të Brian Jonesit

Veshjet popullore thesar i trashëgimisë kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?