Drejtuesit e Barcelonës sipas mediave spanjolle e kanë pyetur Pep Guardiolën se pse të transferohet Cesc Fabregas dhe të shpenzohen shuma të mëdha parash, kur ekziston produkti nga akademia që quhet Thiago Alcantara e i cili pritet të bëhet një prej lojtarëve më të mirë në botë.

Guardiola gjendet para një situate të cilën ndoshta ka kërkuar ta shmangë, por për të cilën duhet të gjejë një zgjidhje – ose të shkatërrojë karrierën e Thiagos, ose të lë në Londër katalanasin Cesc Fabregas. /Telegrafi/

telegrafi sport app