Hulumtimet tregojnë se në jetën e një çifti burrë-grua as paratë dhe respekti reciprok nuk luajnë aq shumë rol sesa raportet midis lartësisë së trupave të tyre.
Ekipi i shkencëtarëve britanikë, i kryesuar nga Daniel Nettle, pasi studioi mijëra vetë të lindur në vitin 1958, arriti në përfundimin se numri i burrave me shtatlartësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me shtatlartësi 177 centimetra, transmeton Telegrafi.
Po kështu, gjatë kësaj kohe, martesat më të suksesshme e me më shumë fëmijë i kanë patur gratë me shtat deri në 162 centimetra.
Burrat shtatlartë martohen më shpesh me gra më të shkurtra se vetja. Gratë shtatshkurtra e arrijnë më shpejt pjekurinë seksuale dhe lindin më parë.
Grave në përgjithësi u pëlqejnë më shumë meshkujt shtatlartë, për dy arsye. E para, në nënndërgjegjen e tyre ruhet ende mentaliteti i grave primitive, që mendonin se burrat shtatlartë janë gjuetarë më të mirë dhe u siguronin atyre dhe fëmijëve të tyre ushqim të bollshëm.
E dyta, për vetë natyrën e tyre, njerëzit çdo vit që shkon bëhen më të gjatë. Mjafton të përmendim se meshkujt këta 50 vitet e fundit kanë një shtat 8 centimetra më të lartë se paraardhësit e tyre.
Sipas parashikimeve, në 50 vitet e ardhshme, mesatarja e shtatit të tyre do të rritet edhe 5 centimetra të tjera. Pra, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë’. Eh, mund të thotë dikush, këto janë çështje ndjenjash, çështje. dashurie dhe këtu s’ka të bëjë fare shtatlartësia. Në fund të fundit, si mund të matet ndjenja me centimetra?
Antropologu polak Jogisllav Pavllovskij shkon edhe më tutje. Ai mendon se në jetën e një çifti burrë-grua as paratë dhe respekti reciprok nuk luajnë aq shumë rol sesa raportet midis lartësisë së trupave të tyre.
Në bazë të studimeve që ka kryer, ai ka arritur në përfundimin se që jeta e një çifti të shkojë sa më mbarë, burri duhet të jetë më i gjatë se bashkëshortja e tij‘.
Një martesë e suksesshme është sipas tij ajo midis Tony Blair, 172 centimetra dhe bashkëshortes së tij Cherie, 156 centimetra, si dhe e futbollistit David Beckham, 183 centimetra me bashkëshorten e tij Victoria, 168 centimetra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Si ta pastroni hekurin për hekurosje me paracetamol

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare