Policia e Kosovës ka arrestuar tetë aktivistë të Partisë Socialdemokrate, pas aksionit të tyre kundër “tiketave ngjitëse”.
PSD ka reaguar në lidhje me arrestimet, duke kërkuar që ata të lirohen urgjentisht.
“Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë regjistrimin e makinës e duke krijuar monopol për një kompani, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktiviste e aktivistë të PSD-së”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Ata shtuan se, “Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton shefin e tyre”.
“Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit”, thuhet në komunikatë.
Ata tutje shtojnë, “Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë”. /Telegrafi/