PS-ja merr Himarën, festë me këngë e valle labe

Sipas të dhënave më të fundit, Edi Rama kryeson me 6382 vota, ndërsa Basha me 5439 vota. Janë numëruar 22 kuti nga 485 gjithsej.
Në Elbasan kryeson Qazim Sejdini i PS-së me 3435 vota kundrejt Durim Hushit te “Aleanca per Qytetarin” me 2420 vota.
Në Vlorë kryeson Shpetim Gjika i PS me 4717 vota ndërsa Ardian Kollozi i PD-së pason me 3784 vota.
Sipas raportimeve në media, është bllokuar procesi i numërimit në KZAZ 63 që përfshin komunat e Vlorës, pasi janë konstatuar fletë tepër në kutitë e votimit, ndryshe nga sa ishte shkruar në procesverbal.
Në Korcë kryeson Niko Peleshi i PS-së me 1763 vota i pasuar nga Andrea Mano i PD-së me 1504 vota.
Në Fier kryeson kandidati i PS-së Ilir Bele me 32 17 vota i pasuar nga Baftiar Zeqaj me 3217 vota.
Në Lezhë kryeson Viktor Tusha i LSI-së me 2486 vota i pasuar nga Gjok Jaku i PS-së me 2188 vota.
Në Lushnjë kryeson Partia Socialiste, në Rrëshen po PS-ja, ndërsa në Kukës, Hasan Halili i PD-së.
Në Shkodër dhe Durrës nuk ka filluar procesi i numërimit. Në Tepelenë ka fituar Partia Socialiste ndërsa në Peqin dhe Delvinë dhe Pukë ka fituar Partia Demokratike. /Telegrafi/


































