LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Francë kundër mbylljes së vendeve të punës në Renault

Protesta në Francë kundër mbylljes së vendeve të punës në Renault

Mijëra persona kanë protestuar kundër planeve të kompanisë së prodhimit të makinave, Renault për të pushuar nga puna 4,600 persona në Francë.

Protestuesit janë mbledhur në Maubeuge, në veri të shtetit të shtunën, një ditë pasi kompania ka njoftuar për masa të ashpra të zvogëlimit të shpenzimeve.

Renault ka thënë se gjashtë nga fabrikat e kompanisë janë duke shqyrtuar mundësitë e mbylljes, dhe njësia në Maubeuge është njëra prej tyre.


Kjo kompani ka njoftuar të premten se do të zvogëlojë numrin e të punësuarve për 15 mijë në gjithë botën, me qëllim të ruajtjes së 2 miliardë eurove, pasi rëniet kanë rënë dukshëm si pasojë e pandemisë me koronavirus.

Më herët gjatë kësaj jave, kompania japoneze e makinave, Nissan, ka njoftuar për mbyllje të mijëra vendeve të punës dhe mbyllje të fabrikës në Spanjë, ndonëse njësia e saj në Britani të Madhe do të mbetet e hapur.

Franca pritet t'i ndajë 8 miliardë euro për ta shpëtuar industrinë e makinave të dëmtuar nga pandemia e COVID-19
Lexo po ashtu Franca pritet t'i ndajë 8 miliardë euro për ta shpëtuar industrinë e makinave të dëmtuar nga pandemia e COVID-19

Qeveria franceze pritet të rrisë mbështetjen e saj për industrinë vendase të makinave, si në një përpjekje për të zbutur efektin financiar të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Me këtë, Franca prite t’i ndajë 8 miliardë euro për ta shpëtuar këtë industri.

Aktualisht, industria e automjeteve në Francë punëson rreth gjysmë milioni njerëz dhe është një pjesë e madhe e sektorit të saj të prodhimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori