Aktori hollivudian i shndërruar në regjisor ka vendosur të xhirojë filmin e tij të ri në burgun Ignacio Allende, ndërsa guvernatori i Veracruzit, Fidel Herrera Beltran, ka njoftuar në muajin dhjetor se të burgosurit duhet të largohen për t’i lënë vend ekipit filmik për të xhiruar.

Ndërkohë familjarët e të burgosurve kanë reaguar duke thënë se nuk dëshirojnë që të afërmit e tyre të transferohen nëpër burgje të këqija, ashtu që ata të hënën janë grumbulluar para burgut për të bërë një protestë në lidhje me këtë gjë. /Telegrafi/