Kjo frazë e policisë së Tiranës përshkruan ato femra për të cilat francezët i quajnë “Pute De Luxe” dhe anglezët "High-Priced Call Girls". Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar edhe Shqipëria, për disa femra që edhe pse kanë një pozitë shoqërore të caktuar, ushtrojnë edhe këtë profesion përballë çmimeve ekstra, dhuratave tepër të shtrenjta apo përfitimeve tjera materiale.

Prostitutat e luksit apo prostitutat elitare qarkullojnë për një rreth të mbyllur klientësh, siç mund të konsiderohen disa raste të evidentuara me klientë biznesmenë apo edhe vizitorë të huaj të rangjeve e profesioneve të ndryshme.


Referuar rasteve të referuara në Tirane, ja se në çfarë mënyre ofrohet një prostitutë.

"Tutori fillimisht kryen ndërmjetësimin e klientit me prostitutën. Tutori i propozon klientit, duke e pyetur nëse ka dëshirë për kryerjen e marrëdhënieve kundrejt pagesës me prostitutën. Duke iu referuar rasteve, apo hetimeve të mëparshme që ka patur, çmimet për rastet kur femrat kryejnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës kanë qenë nga 50 euro, deri në 250 euro, por ka patur raste edhe 400 euro. Këtu flasim për kategorinë e femrave që në njëfarë mënyrë mund të quhen prostituta luksi, por që në bazë të ligjit konsiderohen njësoj si prostitutat e tjera", tha Shima. /Top Channel/