LAJMI I FUNDIT:

Propozim buxheti 2025, Propozimet e LSDM-së për infrastrukturë rrugore nëpër qytete, nuk morën mbështetje

Propozim buxheti 2025, Propozimet e LSDM-së për infrastrukturë rrugore nëpër qytete, nuk morën mbështetje

Amendamentet e LSDM-së për rikonstruimin e rrugëve, ndërtimin e qarkoreve në komuna të ndryshme të vendit duke filluar nga komuna qendër e Shkupit, por edhe komuna më të vogla në mbarë territorin e vendit nuk morën mbështetjen e shumicës.

Nga LSDM-ja thanë se janë të detyruar që të shtrojnë kërkesat e tyre nëpërmjet buxhetit, pasi as kredia hungareze nuk u shpërnda drejt nëpër komuna.

“Siguruat qasje me kriterin e vetëm sipas numrit të banorëve, që mundëson stimulimin e komunave të pasura dhe destimulon komunat e vogla, e të cilat duhet të fitojnë më shumë financa që të arrijnë zhvillimin e komunave më të mëdha.”, – theksoi deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski.


Zëvendësministri për Financa me arsyetimin se infrastruktura është në kompetencë të vetëqeverisjes lokale, ndërkaq kriteret sipas Jankullovskit janë të qarta.

“Përderisa komunat kanë problem me mungesë të ujësjellësit, rrjetit të kanalizimit dhe rikonstruim të rrugëve lokale, që u dëshmua edhe në thirrjen e Ministrisë së Pushtetit Vendor, do të shkohet sipas këtij kriteri bazuar në numrin e banorëve, pasi që asnjë komunë nuk kërkon ndërtim të “Luna Parkut”. Ato kërkojnë kushte bazike për funksionimin e banorëve.”, – deklaroi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së kërkuan që kredia hungareze të mos vihet si shkak për zhvillim jo të barabartë të komunave.

“Nuk mund që një ditë të thoni se kanë mbetur mjete të pashfrytëzuara pasi s’pati projekte të mjaftueshme, ndërkaq sot të thoni se disa komuna do të mbeten në lëmoshë. Kush sa ka punuar, kush ka përmbushur kriteret për aplikim, aq edhe mjete do t’u ndahen.”, – u shpreh deputeti i OBRM-PDUKM-së, Toni Jarevski.

Buxheti për vitin 2025 peshon mbi 6.5 miliardë euro. Debati ka nisur më 14 nëntor në komision për financa dhe buxhet, ndërkaq duhet të votohet në seancë plenare deri më 31 dhjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet marrë përgjegjësinë ne

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet marrë përgjegjësinë ne

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori