Site icon Telegrafi

Pronarja e trupit më seksi në botë zbulon sekretin e dukjes së saj (Foto, Video)

Qëkur reperi Kanye West ka publikuar spotin për këngën “Fade”, opinioni botëror nuk pushon së foluri për Teyana Taylor.

Modelja me një trup perfekt e të tonifikuar, që u bë kryetitull i lajmeve në muajin gusht, është rikthyer, por këtë herë për një program fitnesi, të cilin do ta promovojë me një turne botëror, transmeton Telegrafi.

Kjo është bërë e ditur nga vetë modelja me një postim në Instagram, ku tregon edhe titullin e këtij projekti.

“The Fade 2” quhet ky program fitnesi, për të cilin Teyana shkruan: “Të gjithë më pyesin se çfarë bëj për të pasur këto forma. Nëse doni ta dini sekretin tim, regjistrohuni dhe merrni më shumë informacion për programin e finesit dhe kërcimit, ashtu sikurse edhe për turneun”.

Interesante? Më shumë se aq. Teyana do të mësojë vajzat të kenë një trup aq të tonifikuar sa të sajin, kështu që djema e kuptuat ku t’i dërgoni të dashurat?

Teyana Taylor është bërë nënë për herë të para 10 muajsh dhe e konsideron si sukses të sajin rikthimin në format e veta tani pasi shtatzënisë.

/Telegrafi/

Exit mobile version