Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly thuhet se i ka dhënë menaxherit të ekipit, Thomas Tuchel, kontrollin e plotë të transferimeve.
Sipas mediumit britanik The Telegraph, Boehly i ka premtuar Tuchelit kontroll të plotë të transferimeve.
Investitori amerikan është i etur të ndjekë modelin e biznesit të rivalëve të Ligës Premier, Manchester City dhe Liverpool.
Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp i kanë transformuar skuadrat e tyre në fuqi evropiane vitet e fundit.
Dyshja kanë ndërtuar skuadra bazuar në filozofinë e tyre të lojës, duke rezultuar në shumë trofe të fituar.
Dhe Boehly është i etur që Chelsea të ndjekë shembullin e dy klubeve dhe t’i jap kompetenca të plota fituesit të Ligës së Kampionëve, Tuchelit.
Dhënia e fjalës së gjermanit mbi marrëveshjet do t’i lejojë Tuchelit që më në fund të ndërtojë një skuadër të dizajnuar në mënyrë perfekte për formacionin e tij 3-4-3 të bazuar në zotërimin e topit. /Telegrafi/