LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore e Gjakovës sqaron rastin e rrahjes në vendin e punës

Prokuroria Themelore e Gjakovës sqaron rastin e rrahjes në vendin e punës
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj lajmit “Gjakovë, tre meshkuj e sulmojnë një femër me thika e shufra në vendin e punës”, duke bërë të ditur se personi i sulmuar është mashkull dhe jo femër.

Kujtojmë se lajmi për rrahjen e gruas në vendin e punës është marrë nga raporti 24 orësh që Policia e Kosovës ka dërguar për media të dielën.

” Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët viktimës femër K/Shqiptare, i kishin shkaktuar lëndime trupore. Viktima si pasojë e plagëve është duke marr tretman mjekësor. Ende nuk dihen motivet e rastit, por viktima kur ishte sulmuar kishte qenë në vendin e punës në një lokal. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika dhe një shufër metali të cilat dyshohet se ishin përdor në rast. Pas intervistimit dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i treti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhej në raportin 24 orësh.


Por, Prokuroria themelore në Gjakovë thekson se në Gjakovë, tre persona, dy madhor dhe një i mitur kanë sulmuar një person (gjinisë mashkullore) për shkak të një mosmarrëveshje te mëhershëm  në  vendin e tij të punës duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore.

“Prokuroria Themelore ne Gjakovë, pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë më dt.04.11.2018 ka paraqit kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve B.P., dhe K.P., për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë shkuar në vendin e punës ku punon i dëmtuari dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda të dëmtuarit K.H., ndërsa më 05.11.2018 është mbajtur seanca dëgjimore ku prokurori ka kërkuar që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori