Site icon Telegrafi

Prokuroria ngrit akuzë kundër ish-kryetarit të Negotinës

Prokuroria Themelore Publike Kavadar sot ka ngritur akuzë kundër ish-kryetarit të Negotinës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike, prokuroria ka konfirmuar se gjatë periudhës nga viti 2014 deri në vitin 2017, në disa raste, i akuzuari, si person zyrtar – kryetar i komunës së Negotinës, i ka tejkaluar kufijtë e kompetencave zyrtare me qëllim të punësimit në komunë të katër nëpunësve në administratën shtetërore të cilëve u ka mundësuar përfitim në shumë prej 694.583 denarë.

“I akuzuari ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit për marrëdhënie pune, ligjit për nëpunës shtetëror, ligjit për zyrtarët administrativ dhe marrëveshjes kolektive për organet shtetërore, gjyqësore dhe të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë, ku parashikohet që puna jashtë orarit mund të zgjasë deri 8 orë brenda një jave dhe deri në 190 orë në vit, me kompensimin për pagesë jashtë orarit në shumën prej 35% të pagës bazë të llogaritur në orë”, thuhet në deklaratë.

Sipas PTHP-së, ai i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës, me atë se ka nënshkruar me punonjësit e komunës që të paguhen më shumë se 190 orë në vit, punë jashtë orarit, dhe pagesë 40% në orë, pa një vendim individual dhe raport mbi punën jashtë orarit, as me vërtetim të rregullt arkivor./Telegrafi/

Exit mobile version