LAJMI I FUNDIT:

Projektohet një linjë avionësh Tiranë- Kukës

Projektohet një linjë avionësh Tiranë- Kukës

E vetmja mënyrë për të vënë në punë aeroportin është krijimi i një linje të brendshme. Rinasi ekskluzivitet për 20 vjet.

Tirana dhe Kukësi do të lidhen shumë shpejt mes tyre nëpërmjet një linje ajrore të brendshme. Dje është kryer testi i parë gjatë të cilit nuk ka dalë asnjë problem teksa një avion me pasagjerë në bord është ulur dhe ngritur në përputhje me të gjitha rregullat dhe pa asnjë incident.

Ky test i fluturimeve me pasagjerë në aeroportin e Kukësit kryhet gjashtë muaj pas përfundimit të testit të sistemit të navigimit i quajtur ndryshe "Flight Checking".

Linja e brendshme Tiranë- Kukës është e vetmja mënyrë për të vënë në punë aeroportin për të cilin janë investuar milionë dollarë. Kjo sepse nga ky aeroport nuk mund të kryhet asnjë fluturim ndërkombëtar për faktin se qeveria shqiptare e drejtuar në atë kohë nga Fatos Nano, i ka dhënë aeroportit të Rinasit të drejtën e administrimit të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare nga Shqipëria.


Testimi i fluturimit me pasagjerë të aeroportit të Kukësit do t’i paraprijë përgatitjeve për vënien në funksionim të këtij aeroporti për fluturime të brendshme. Ramiz Lala, përgjegjës i aeroportit të Kukësit, ka bërë të ditur për "Shekulli"-n se pas përfundimit të këtij testimi, do fillojnë procedurat për fillimin e fluturimeve të brendshme nga Kukësi në Tiranë.

Këto fluturime do të nisin me frekuencën një herë në javë duke shtuar ditët e fluturimeve në vartësi të kërkesave. Një kompani shqiptare do të kryejë fluturimet e brendshme në aeroportin e Kukësit, pasi kjo kompani ka në dispozicion aeroplanë të vegjël që u përgjigjen kërkesave aktuale për fluturime nga Kukësi.

Aeroporti i Kukësit, i përfunduar pas një granti të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk është vënë në funksionim, edhe pse ka qenë i gatshëm që në tetor të 2007-ës. Në atë kohë qeveria shqiptare njoftoi se do të kërkojë heqjen e ekskluzivitetit që ka kompania amerikano-gjermane mbi fluturimet civile në Shqipëri.

Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Sali Berisha gjatë Konferencës Ekonomike, të zhvilluar tetorin e kaluar në Tiranë nga revista prestigjioze angleze "The Economist". Sipas Berishës, palët kanë rënë dakord që të marrin një kompani të huaj që do të vlerësojë dëmet e heqjes së kësaj të drejte, të cilat do të kompensohen nga qeveria shqiptare.

Ekspertët kanë vlerësuar se, heqja e ekskluzivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", do të mundësojë fillimin e funksionimit të aeroportit të Kukësit si dhe ndërtimin e tre aeroporteve të tjerë në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Një veprim i tillë i qeverisë shqiptare ishte paralajmëruar edhe në shtator të 2007-ës gjatë një takimi të kryeministrit Sali Berisha me presidentin e kompanisë gjermane "Dorsch Gruppe Holding", zoti Juergen Roeder.

Ky i fundit ka prezantuar projekt idenë për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë, por është përballur me pengesat ligjore, pasi ekskluzivitetin e fluturimeve e ka për 20 vjet Aeroporti "Nëna Terezë" i Rinasit në Tiranë. Ky ngërç ligjor i krijuar në Shqipëri ka stepur investitorët gjermanë, por kryeministri Sali Berisha në takimin që ka zhvilluar me to u ka premtuar se pengesat ligjore do të tejkalohen.

Të njëjtën gjë kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe në disa raste të tjera por ka mbetur vetëm në kuadrin e një premtimi të pa realizuar. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe ministrat e qeverisë "Berisha", të cilët kanë pohuar se problemi i aeroportit të Kukësit ishte drejt zgjedhjes.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori