Kush ka kalu këto ditë në Istog, ka mundësi me pa nga afër një pamje që jep shpresë për të ardhmen: panele solare që po rreshtohen një nga një në një projekt që po merr formë çdo ditë e më shumë.

Në vend të fjalëve të mëdha, na mjafton të themi që jemi shumë krenarë për këtë që po ndërtojmë bashkë me partnerët tanë.


Po punojmë që ky sistem të lëshohet në punë së shpejti dhe të fillojë të prodhojë energji të pastër për Kosovën. 

Faleminderit ekipit tonë në terren për përkushtimin e madh!

Ky projekt është një tjetër dëshmi që me vullnet, dije dhe bashkëpunim të mirë – gjërat ecin! 

Një tjetër faqe e ndritur po shkruhet nga Elen Energy në historinë e zhvillimit të energjisë së pastër në Kosovë.

Projekti solar me kapacitet 3MW në Istog, i financuar nga kompania SVB, është duke iu afruar fazës përfundimtare me sukses të plotë dhe performancë të jashtëzakonshme në çdo aspekt – teknologji, cilësi dhe afate kohore.

Pas muajsh pune intenzive në terren, Elen Energy njofton se punimet po ecin sipas planit të detajuar dhe standardeve më të larta të industrisë.

Falë përkushtimit të ekipit teknik dhe koordinimit të ngushtë me investitorin, çdo komponent i sistemit po implementohet me kujdes dhe saktësi, duke i hapur rrugë lëshimit të sistemit në punë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Një model ekzekutimi për t’u ndjekur

Ky projekt është më shumë sesa një instalim teknik – është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit strategjik dhe e qasjes së Elen Energy ndaj çdo projekti si një mision për ndryshim pozitiv.

Me teknologji të avancuar, monitorim të vazhdueshëm dhe kontroll të rreptë të cilësisë, Elen Energy po vendos një standard të ri për zhvillimin e projekteve të energjisë në Kosovë.

Me sytë nga momenti i lëshimit në punë

Lëshimi zyrtar i impiantit solar pritet së shpejti, duke shënuar një moment kyç për investitorin SVB, komunën e Istogut dhe sektorin energjetik në përgjithësi.

Përveç kapacitetit prej 3MW që do të kontribuojë në rrjetin elektrik të vendit, ky projekt është një simbol i asaj se si mund të funksionojë transformimi energjetik kur vizioni, përvoja dhe përkushtimi takohen bashkë.

Për më shumë zhvillime rreth lëshimit zyrtar të impiantit solar SVB në Istog – qëndroni me Elen Energy. E ardhmja është duke ndriçuar.

Për më shumë informata, kontaktoni në:

Numrin e telefonit: 044566999

Email: info@elen-ks.com

Web: elen-ks.com

Facebook: Elenengineering

Instagram: elen.solar