Kosova është gati të bëjë një hap të madh drejt përparimit në fushën e teknologjisë me nisjen e projektit BlockJump – një investim prej 400,000 eurosh që synon të trajnojë mbi 250 profesionistë të rinj në fushën e Blockchain dhe Web3.
BlockJump është fryt i bashkimit të forcave dhe ekspertizës së suksesshme të tri kompanive lidere në teknologji: Kutia – partnerja kryesore lokale, në bashkëpunim me kompaninë Compellio nga Luksemburgu dhe Luxembourg Blockchain Lab. Projekti financohet 50% nga Grand Duchy of Luxembourg dhe implementohet nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim e Luksemburgut.
Objektivat kryesore të projektit përfshijnë transferimin e dijes & inovacionit ndërmjet Luxembourgut dhe Kosovës, duke ndërtuar kapacitete në fushën e Blockchain në Kosovë duke mundësuar kështu qasje në projekte të avancuara globale.
Trajnime Falas
Gjatë tri viteve të ardhshme, BlockJump do të trajnojë mbi 250 të rinj në teknologjinë blockchain në Kosovë. Trajnimet, të cilat do të ofrohen falas për të gjithë të interesuarit, janë të bazuara në një kurrikulë të përgatitur nga liderë globalë të fushës.
Projekti fillon me Programin e Trajnimit të Trajnerëve (Training of Trainers – ToT), që do t’u japë pjesëmarrësve njohuri të thella dhe aftësi të avancuara mësimore nga ekspertët e Luxembourg Blockchain Lab dhe Infrachain. Ky program synon të krijojë një rrjet trajnerësh të certifikuar që do të vazhdojnë të edukojnë dhe fuqizojnë komunitetin lokal të teknologjisë.
PoCs & Open Innovation Challenges
BlockJump synon të bashkojë dhe të kontribuojë direkt në ekosistemin në Kosovë. Gjatë projektit, do të organizohen sfida të hapura për organizata nga institucione publike e private për të gjetur zgjidhje inovative për problemet reale. Institucionet dhe organizatat janë të ftuara të bëhen pjesë e projektit duke sponsorizuar këto evente.
Projekti BlockJump po sjell një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën për të avancuar në teknologjinë Blockchain dhe për të krijuar një bazë të fortë të profesionistëve të trajnuar. Me mbështetjen e LuxDev dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ky projekt pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në ekonominë dhe zhvillimin teknologjik të vendit.
Për më shumë infomacione për projektin, vizitoni faqen:
https://kutia.net/block-jump-kosovo/ ose kontaktoni në: blockjump@kutia.net.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
“Po manipulojnë me numra...”, njohësit e ekonomisë kritikojnë buxhetin për vitin 2025
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit