Projekte zvicerane për mbrojtjen e mjedisit

Projekti do të financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim. Grantin prej 200 mijë eurosh do ta fitojë komuna me programin më të mirë mjedisor.
Nga granti prej 200 mijë frangash, 150 mijë janë të destinuara për rindërtimin dhe adaptimin e objektit ekzistues, të cilat kanë të bëjnë me qendrën informative dhe kanë lidhje me natyrën.
Pjesa e mbetur prej 50 mijë frangash do të ndahet për ato komuna që do të marrin grantin për të pajisur qendrën informative, raportojnë mediat lokale.
Komunat lindore do të konkurrojnë edhe për 1.700.000 frangat zvicerane, projekti financohet nga qeveria zvicerane.
Këto fonde do të financojnë projekte më të mëdha për mbrojtjen e lumit Bregallnica.
Bregallnica është lumi i dytë për nga madhësia në Maqedoni. /albinfo/



































