Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë takimit të sotëm me Jonas Jonsson, përfaqësues i posaçëm i Javier Solanës, shefit për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, presidenti Sejdiu theksoi zotimin e institucioneve të Kosovës për t’i respektuar të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e presidentit Ahtisaari, duke përfshirë këtu edhe të drejtat e garantuara për pakicat kombëtare.

Ndërsa, Jonsson e vlerësoi lart progresin e arritur në Kosovë duke thënë se një punë e tillë duhet të vazhdojë edhe sa i përket përgatitjeve të nevojshme që dalin nga Plani i Ahtisaarit, me theks të veçantë në infrastrukturën ligjore.

“Progresi i bërë në Kosovë do të jetë mesazhi që unë do të përcjellë në Bruksel”, shtoi Johnsson.