Prof. Sokol Krasniqi, njëri ndër folësit në Konferencën shkencore “Rritja e aftësive të reja ortodontike” në Dubai

Nën organizimin e AEEDC Dubai World Orthodotic Conference “Orthodontic Skills Enhacement” 2021, më 28-29 qershor u mbajt konferenca shkencore, që përkonte me 25 vjetorin e këtij eventi të madh botëror. Nga Kosova ishte i ftuar në cilësinë e ‘invited speaker’, Prof.dr. Sokol Krasniqi
Ai mbajti ligjëratën me titull: “Orthodontic Materials and Their Antimicrobial Ability for the Prevention of White Spot Lesions” (Materialet ortodontike dhe efekti antmikrobial i tyre në parandalimin e njollave të bardha), e cila u vlerësua mjaft lartë nga audience shkencore.
Pritje ishin të mira nga audienca e pranishme në sallë dhe ajo në platformën online (platformë e avancuar që ishte risi për komunitetin ortodontik botëror në këtë event).
Befasi e konferencës ishte ligjërata e Dr. Manar, që e mbajti pikërisht para ligjëratës së Prof. Krasniqit. Ajo trajtonte menaxhimin e disa problemeve jatrogjenike në praktikën ortodontike, me theks të veçantë për White Spote Lesions, si sfidë e vazhdueshme gjatë terapisë ortodontike fikse, me të cilën ortodontët sfidohen pas përfundimit të terapisë.
Më mirë të parandalosh se sa të menaxhosh problemin!
Komiteti Shkencor i kësaj Konference kishte paraparë ligjëratën e Prof. Krasniqit si të radhës pas asaj të prof Manar. Hulumtimi i studiuesit nga Kosova ishte lidhur me këtë strategji të viteve të fundit në Ortodonci.
Parandalimi i kësaj problematike nga vetë materialet që përdoren për bondimin e elementeve të terapisë fikse, përmes efektit antimikrobial të tyre, natyrisht ishte i pritshëm edhe diskutimi dhe interesimi në sesionin e pyetjeve. Ky interesim vazhdoi dhe pas ligjëratës, duke e ftuar mysafirin nga Kosova menjëherë në një intervistë ekskluzive televizive për kanalin zyrtar të Organizatorit, INDEX Conference & Exibitions.
Qasja që trajtoi Pof. Krasniqi ishte hulumtimi i disertacionit, doktoratës, realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Lubjanës; hulumtim i viteve të fundit ku shumica e studimeve të kësaj çështje (sikur dhe i yni), janë ende në fazën laboratorike.
Hapja e botës akademike ndërkombëtare për studiuesit e rinj nga Kosova, është një dëshmi e re e cila tregon se shkenca kosovare tashmë ka thyer kufijtë e izolimit dhe çdo ditë e më tepër po paraqitet denjësisht nëpër konferencat të mëdha botërore.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet