LAJMI I FUNDIT:

Produktet më të mira të make up-it për Krishtlindje dhe festat e fundvitit

Produktet më të mira të make up-it për Krishtlindje dhe festat e fundvitit

Ka shumë arsye pse ju i doni aq shumë festat e fundvitit, por për femra, grimi i Krishtlindjeve është në maje të listës. Organizimet e ndryshme festive, koha që shpenzoni me familje dhe shpirti magjik ndjehet kudo dhe që të gjitha janë arsye të mjaftueshme për të provuar tone, ngjyra e xixa të ndryshme.

Merrni me shpejtësi brushat e grimit dhe filloni t’i përdorni paletat për grim që keni dashur t’i përdorni për shumë gjatë.

Meqë sytë dhe buzët janë fokusi i çdo feste, është tejet me rëndësi që lëkura të duket bukur njëkohësisht. Një lëkurë e pastër dhe e shëndetshme do t’iu dhurojë bazën kryesore për çfarëdo lloj grimi që do ta bëni gjatë Krishtlindjes.

TEN!SATIONAL 10 IN 1 DREAM PRIMER me dhjetë benefite, sepse vaji brenda këtij primer kombinon të dhjetat brenda një produkti. Tekstura e ndritshme përgatit lëkurën për grim dhe mbulon të gjitha defektet që mund t’i keni. Poret minimizohen, dhe rrudhat reduktohen dukshëm në të njejtën kohë ky produkt ka edhe efekt hidratues dhe falë këtyre përbërësve, e faktorit mbrojtës 15, lëkura mbrohet në tërësi.

Për një pamje të pushueshme për t’i mbuluar shenjat e lodhjes, aleati juaj më i mirë është Liquid Camouflage High Coverage Concealer. Rrathët e zinjë, shenjat, skuqja të gjitha këto mund t’i vendosni në të kaluarën me këtë produkt.

Ky korrektor është me pigment të lartë dhe është rezistent ndaj ujit.

Për rezultate të mahnitshme përdorni HD Liquid Coverage Foundation, sepse me të mbulimi i të gjitha defekteve në fytyrë bëhet lehtësisht dhe në formë natyrale, sikur ta kishit një lëkurë të re, pa e djersitur dhe duke e mbajtur të freskët për 24 orë.

Formula e tij unike vjen me niacinamide që ka shumë efekte në lëkurë, si anti inflamator, anti skuqje, duke stimuluar kështu lëkurën kundër plakjes.

Pak më lartë se faqet, bashkë me mollëza dhe vetulla, mund ta përdorni edhe brushën. Një brushë e cila do të jetë padyshim trend i dimrit të këtij viti, andaj spërkatni sa të doni me Catrice AirBlush Glow Blush.

MORE THAN GLOW HIHGLIGHTER, është si çokolladë me portokall në sirtarin tuaj të Krishtlindjes, pra thjeshtë esencial. Ky highlighter shton radiatim dhe dritë me një nuance dimërore, dhe me të do të dukeni gati për çdo event festiv të Krishtlindjes që po ju pret.

5 IN A BPX mini eyeshadow palette me nuanca të arta është i mrekullueshëm sepse i shton glamur stilit tuaj. Gold apo e arta është me të vërtetë zot i të gjitha ngjyrave.

Maskara bën ëndrrat realitet! Dhe tekstura e kësaj maskare është e zezë e theksuar e cila lehtësisht aplikohet falë brushes që ka. Rezultati është senzacional me volum të fuqishëm dhe qerpikë të ndarë në secilën fije. Në të njejtën kohë  ruan teksturën e qërpikëve tuaj, falë përmbajtjes vegane që ka prej hyaluronic acid. Nuk përmban parfum, mikroplastikë, silicon apo paraben. Më e rëndësishmja është se heqet me lehtësi.

Catrice Shine Bomb lipstick është me nuance klasike të kuqe dhe padyshim një ndër favoritët për sezonën e festave, sepse në këtë sezonë ngjyra e kuqe është si ëmbëlsirat e festave. Për të zgjatur më shumë është i rëndësishëm edhe lapsi që thekson buzët.

Bashkë me buzëkuqin ju mund ta zgjedhni edhe ICONails gel nail polish në ngjyrë të kuqe.

Artikull i sponzorizuar