Probleme për PSG-në ndaj Basaksehirit, Neymar lëshon fushën i lënduar

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar është detyruar ta lëshojë në pjesën e parë ndeshjen ndaj Istanbul Basaksehir në Ligën e Kampionëve.
PSG ka udhëtuar drejt Stambollit për t’u ndeshur me Basaksehiri në kuadër të ndeshjes së dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar në rregull për mysafirët francezë, të cilët janë treguar të pafat qysh gjatë pjesës së parë.
Ylli kryesor i skuadrës, Neymar ka lëshuar një lëndim muskulor dhe është detyruar ta lëshojë fushën e lënduar.
Neymar mori një trajtim mjekësor duke vendosur një fashë në kofshën e këmbës majtë, por shkaku i dhimbjeve kërkoi zëvendësim disa minuta më vonë.
Në minutën e 26-të, trajneri Thomas Tuchel u detyrua ta zëvendësoje atë me spanjollin Pablo Sarabia. /Telegrafi/













































