LAJMI I FUNDIT:

Prishtina U-19, e gatshme për RUHR-Cup

Prishtina U-19, e gatshme për RUHR-Cup

Skuadra e Prishtinës e grupmoshave nën 19 vjet të mërkurën do të niset për në Dortmund. Të martën skuadra e prirë nga kryetrajneri Afrim Tovërlani dhe trajneri ndihmës Fadil Berisha, ka mbajtur stërvitjen e fundit para nisjes për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në turneun “RUHR-Cup International 2013”.

Në një konferencë për media u tha se futbollistët janë të gatshëm, skuadra ndihet mirë si në aspektin mental ashtu edhe në atë fiziko-taktik.

“Kjo është mundësi e artë e futbollistëve tanë, që të tregohen dhe të dëshmohen para bashkëmoshatarëve të tyre kundër skuadrave prestigjioze. Është shans i madh që të tregohen para shumë menaxherëve dhe skuadrave të mëdha, ndërsa për ne si klub është rast i mirë që është parapërgatitje e mirë për vitin e ardhshëm që për së afërmi ta shijojmë dhe për së afërmi të shohim se si realizohet një turne dhe si i bëjnë përgatitjet në përgjithësi, kurse neve na mbetet të shpresojmë në sukses”.

“Shpërblimi më i madh për futbollistët tanë do të jetë vetë pjesëmarrja në turne. Është hera e parë, është pak e vështirë, sidomos pasi ndeshja e parë është me ekipin kampion të Gjermanisë për këtë grupmoshë, por është rast i radhë për t’u dëshmuar dhe natyrisht nëse ndonjëri ia arrin të mbetet atje është e arritur e madhe. Se sa i rëndësishëm është pjesëmarrja jonë në këtë turne është edhe fakti i tentimeve të shumta të fqinjëve tanë që të na pamundësojnë pjesëmarrjen – çka nuk ia kanë arritur dhe në fund kanë përfunduar në kërkesën që të paktën mos të lëshohet himni i Kosovës, çka unë u garantova se vetëm do ta dëgjojnë melodinë, sepse tekst edhe ashtu nuk kemi”, ka theksuar kryetari i klubit, Remzi Ejupi.


Tovërlani ka thënë se Prishtina nuk e ka për qëllim që të jetë vetëm pjesëmarrëse në këtë turne, porse do ta kërkojë suksesin. “Nuk do të jetë më rendësi vetëm pjesëmarrja, me rëndësi do të jetë rezultati i mirë. Janë skuadra me renome, por pa asnjë pikë indiference pa marrë parasysh cila skuadër është, ne do të luajmë për rezultat. Intimisht shpresoj që do të luftojmë rreth pozitës së dytë në grup”.

Dy ndeshjet e para, Prishtina i zhvillon ditën e enjte (25 korrik) – me Wolfsburgun (kampion në fuqi i Gjermanisë për U-19, nga ora 18:40) dhe me Olympiacosin e Pireut të Greqisë (nga ora 20:20). Dy ndeshjet e fundit të grupit, Prishtina i zhvillon të premten me 26 korrik – lundër Borussia Moenchegladbach (në ora 18:40) dhe Zenit St. Petersburg (nga ora 20:20).

Katër ndeshjet në grupe, sikurse edhe ndeshjet gjysmëfinale dhe ato për pozitat 5-9 zhvillohen dy herë nga 20 minuta, ndërsa ndeshja për vend të tretë 2×30 minuta, kurse finalja 2×40 minuta. Në grupe tabela do të vendoset sipas rregullave të Bundesligas gjermane. Lojë shtesë nuk do të ketë, por vetëm tri gjuajtje nga penalltitë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Kalo në kategori