Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me dyer të mbyllura dhe nuk pati transmetim nga asnjë televizion.

Bardhekaltërit dëshmuan se janë në nivel më të lartë se mitrovicasit që në pjesën e parë, të cilën e përmbyllën me rezultat 22-51.


Edhe në pjesën e dytë Sigal Prishtina e dominoi ndeshjen në tërësi dhe arriti ta përmbyllë atë me 36 pikë epërsi, 49-85.

pritrepq

Më i dalluari në këtë ndeshje në radhët e Bardhekaltërve ishte Jordan Hulls me 20 pikë, teksa Dardan Berisha kontribuoi me 18 sosh. Në anën tjetër, Samir Zekiqi ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje me 23 pikë.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina e përmbyll edicionin e rregullt të Superligës në pozitën e parë me 54 pikë, një më shumë se Peja në vendin e dytë. Teksa, këtyre dy skuadrave në play-off do t’ju bashkohen Kosova e Re Bashkimi dhe KB Golden Eagle Ylli.

Tabela:

1. Sigal Prishtina 54 pikë
2. Peja 53 pikë
3. KB Kosova e Re Bashkimi 45 pikë
4. KB Golden Eagle Ylli 43 pikë
5. Trepça 39 pikë
6. Vëllaznimi 37 pikë
7. Besa 33 pikë
8. Kastrioti 31 pikë

telegrafi sport app