Prindër kujdes: Video-loja "GTA" me akte seksuale (Video +18)

Në këtë video, shfrytëzuesi paguan një prostitutë për favore seksuale para se atë ta godet në trup, me ç’rast femra humb vetëdijen. Në këtë lojë, madje ka mundësi që lojtari ta vret vajzën.
“Grand Theft Auto V” është një lojë, e cila nuk është menduar për personat nën moshën 18 vjeçare, ndërsa autorët e saj pohojnë se është përgjegjësi e prindërve, nëse do t’i lejojnë fëmijët e tyre të kenë qasje në këtë video-lojë.
Megjithatë, loja është bërë shumë popullore në mesin e të rinjve, ku shumë prindër nuk dinë në lidhje me skenat seksuale që janë shtuar në të.
Versioni i fundit i lojës lejon lojtarët që të përfshihen në krime të ndryshme, pa frikën e përgjegjësisë për veprat e tyre.
Seria e video-lojës “GTA” është e njohur për pamjet e saja të dhunës, ndërsa ka një histori të gjatë të skenave të vjedhjes, të torturave, madje edhe vrasjeve.
Në lojë tashmë janë paraqitur edhe striptizeret dhe prostitutat, ndërsa në saje të përmirësimit të versionit, tani mund të shikohen edhe akte seksuale. /Telegrafi/





















































