Spazma infantile shfaqen tek fëmijët deri sa të mbushin një vit. Pediatrit ua tërheqin vërejtjen prindërve që janë shumë të rrezikshme nëse me kohë nuk zbulohen. Lëvizjet e trupit janë shumë subtile, por të përsëritura
– Shumica e nënave menjëherë zbulojnë se diçka nuk është në rregull. Nëse nuk i vëreni me kohë, mund të shkaktojnë dëmtime afatgjatë të trurit – tërheq vërejtjen neuropsikiatri James Wheless, transmeton Telegrafi.
Prindërve të cilët dyshojnë që diçka nuk është në rregull me fëmijën e tyre, dr. Wheless u jep këshilla që të xhirojnë sjelljen e fëmijës dhe atë t’ia tregojnë pediatrit.
Veç kësaj, se a është fjala për spazmat infantile mund të konstatohen edhe me EEG-në.
Spazmat infantile – të njohura edhe si sindroma West – janë çrregullim i rrallë i cili zakonisht shfaqet tek fëmijët epileptikë midis muajve të tretë dhe të shtatë.
Simptomat e spazmave infantile përfshijnë ngërçet e këmbëve dhe trupit (zgjatja apo shkurtimi i duarve, këmbëve, qafës apo trupit) të cilat shfaqen si kalaveshë, apo në formë hipsaritmisë me rastin e elektroencefolagafisë (EEG), dhe si retardim psikomotorik, përkatësit arrest.
https://www.youtube.com/watch?v=vpgj3vs-zx4
/Telegrafi/