Telegrafi

Prigozhin shanë dhe kritikon miqtë e Vladimir Putinit pas sulmeve me dron në Moskë

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar dhe sharë rëndë miqtë e Vladimir Putinit, pasi Moska u sulmua mëngjesin e sotëm nga dronët e dyshuar kamikaz ukrainas.

Në një video 70-sekondëshe, Prigozhin bërtiste dhe përdorte gjuhë vulgare për mbrojtjen ruse që ai e përshkroi si “fundërrina dhe bu*****”, transmeton Telegrafi.

Ai ishte nervozuar shumë që trupat e Vladimir Putinit, mezi arritën të rrëzonin dronin me eksploziv në kryeqytetin e Rusisë.

Lexo po ashtu Zelensky shmangu përmendjen e sulmit në Moskë në fjalimin e fundit të tij

Në anën tjetër, Putin pretendonte se sistemi i mbrojtjes kundërajrore ruse ka punuar për “mrekulli”.

“Ju nga Ministria e Mbrojtjes, keni bërë ‘gjithçka’ që të avanconi. Pse nuk po i ndaloni këta dronë që të fluturojnë mbi Moskë? Po na i djegin shtëpitë”, tha Prigozhin në video.

“Çfarë duhet të bëjnë qytetarët e rëndomtë kur dronët me eksploziv përplasen në dritaret e tyre? Si qytetar, jam i shqetësuar dhe nervozuar se këta fundërrina po qëndrojnë të qetë ulur në vilat luksoze”, shtoi kreu i grupit famëkeq rus. /Telegrafi/