Shefi i mercenarëve rus Wagner tha se u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të hetojnë krimet e dyshuara të kryera nga zyrtarët ushtarakë rusë në Ukrainë.
Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se ka dyshime që zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse gjatë përgatitjes dhe zbatimit të një operacioni special ushtarak, raporton reuters.
“Sot i dërgova një letër Komitetit Hetimor dhe Prokurorisë së Federatës Ruse me një kërkesë për të verifikuar pretendimet për kryerjen e veprave penale nga një numër zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse gjatë përgatitjes dhe zbatimit të një operacioni special ushtarak”, tha ai.
Lideri i grupit famëkeq rus konfirmoi se përmbajtja e letrës nuk do të publikohet për faktin se do të merret nga autoritetet hetimore.
Deri më tani, Ministria e Mbrojtjes nuk ka njoftuar se do të komentojë pretendimet e Prigozhin.
Ndryshe, Prigozhin disa herë ka kritikuar dikastere të ndryshme qeveritare ruse se nuk po marrin ndihmë adekuate në pushtimin rus të Ukrainës. /Telegrafi/