LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet GWM Shanhai Cannon 2023

Prezantohet GWM Shanhai Cannon 2023

GWM Shanhai Cannon 2023 është prezantuar në panairin e veturave në Chengdu, me prodhuesin kinez që tani synon kalimin e modeleve Ford Ranger dhe Toyota HiLux – por me një motor me benzinë V6 dhe një opsion të kategorisë së parë me fuqi hibride.

GWM Haval ka vendosur edhe versionin me vozitje nga ana e djathtë për tregun australian.

“Na pëlqen se çfarë po shohim dhe ne veçse jemi në diskutime me fabrikën në lidhje me një lansim potencial këtu në Australi”, deklaroi një zëdhënës i GWM Haval për Drive, transmeton Telegrafi.


“Përderisa është shumë herët për të konfirmuar diçka më shumë, ne besojmë se do të jetë një prurje e fuqishme për linjën lokale të GWM Ute”, shtoi tutje ai.

Çmimi gjithashtu ende nuk është konfirmuar, por që tregtarët e GWM Haval që janë në dijeni për Ute-n e re thonë se kompania po synon një çmim fillestar prej 41 mijë eurove.

Edhe pse ky vlerësim i çmimit është për rreth 14 mijë euro – ose 50 për qind më i shtrenjtë se GWM Ute në ekspozitat lokale sot, një çmim i tillë i bije të jetë më i ulët se modelet favorite të Toyota HiLux dhe Ford Ranger XLT.

Varianti kryesor i GWM Shanhai Cannon pritet që të fuqizohet nga një motor V6 me mbushje turbo 3.0 litërsh me benzinë, duke dërguar fuqi prej 260kW dhe 500 njuton-metër tek të gjitha rrotat nëpërmjet një transmisioni automatik me 9 shpejtësi.

Përveç motorit V6 me benzinë, motori turbo-dizel me katër cilindra 2.4 litërsh dhe motori hibrid turbo-naftë 2.0 litërsh janë gati t’i bashkohen kësaj linje, me të parën që thuhet se do të ofrojë 137kW, ndërsa e dyta do të ofrojë 180kW dhe 380 njuton-metër, kjo falë një motori elektrik të integruar brenda transmisionit të tij. /Telegrafi/

Drive

Drive

Drive

Drive

Drive