LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Gjermanisë thotë se nuk do ta përgëzojë Putinin për rizgjedhjen si president të Rusisë

Presidenti i Gjermanisë thotë se nuk do ta përgëzojë Putinin për rizgjedhjen si president të Rusisë

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmer, ka deklaruar se nuk do ta përgëzojë presidentin rus, Vladimir Putin, për rizgjedhjen e tij, tha zëdhënësja e tij për gazetën gjermane Tagesspiegel.

“Nuk do t’i dërgojë asnjë letër Putinit”, citoi gazeta të ketë thënë zëdhënësja Cerstin Gammelin.

“Sot po mendoj për njerëzit në Rusi që po luftojnë për liri dhe demokraci dhe që jetojnë në rrezik të vazhdueshëm nga regjimi i Putinit”, tha Steinmer, transmeton Telegrafi.


Putini paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore – fjalët e tij pas shpalljes së fitores në zgjedhjet në Rusi dhe reagimet e Perëndimit
Lexo po ashtu Putini paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore – fjalët e tij pas shpalljes së fitores në zgjedhjet në Rusi dhe reagimet e Perëndimit

“Ne nuk do t’i harrojmë këta njerëz të guximshëm”, shtoi ai.

Edhe Ministria e Jashtme gjermane më herët kishte thënë se “Pseudozgjedhjet në Rusi nuk janë as të lira e as të drejta, andaj rezultati nuk e befason askënd. Putini është autoritar, ai mbështetet në censurë, shtypje, dhe dhunë”.

Ndryshe, në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në Rusi në vitin 2018, presidenti gjerman kishte uruar Putinin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Kalo në kategori