Pas spekulimeve të shumta për pjesëmarrjen apo mospjesëmarrjen e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, këtu ka disa dilema që duhet të përfillën mirë.

Maqedonia me veprimet e saj të fundit duke anashkaluar Presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiun lë të kuptohet se shtetësinë e Kosovës e ka njohur pas presionit të madh që ju ka bërë nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës, kjo nuk do koment.

Në qoftë se për hatër të presidentit serb, Boris Tadiq duhet anashkaluar presidenti e Kosovës, atëherë edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni duhet bojkotuar pjesëmarrjen e tyre në inaugurimin e presidentit të ri maqedonas.

Nëse një shtet që ka njohur shtetësinë e saj, në ketë rast, Maqedonia ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, por nuk respekton udhëheqësit e saj legjitim jep të kuptohet se shqiptaret që jetojnë në Maqedoni do ndihen të fyer dhe nuk do mund as ata të respektojnë udhëheqësit e Maqedonisë e as vet shtetin maqedonas.

Këtu shihet edhe disa të meta ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, sipas këtyre versioneve të ndryshme që shikuam në media si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe gjithë atu ku jetojnë shqiptaret, pamë se nuk ka komunikim të ndërsjellët në mes Prishtinës dhe Tiranës, ose mos të themi se gjitha ato vizita Prishtinë-Tiranë dhe anasjelltas, që kinse kemi raporte të mira ndërshtetërore paskan qenë vetëm trillime politike.

Presidenti shqiptar Bamir Topi është dashur të jetë më i zëshëm në ketë drejtim duke bërë presion tek autoritet maqedonase edhe ndërkombëtare se nuk duhet anashkaluar presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu.

Nuk është ndonjë gjë e madhe edhe nëse presidenti i Republikës sonë nuk merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri maqedonas, por është një çështje që duhet zgjidhur se mosrespektimi i udhëheqësve tanë ka qenë ka herë.

Ashtu sikur Maqedonia që merr veprime kundër nesh, edhe ne duhet bërë të njëjtin veprim, edhe pse ne kemi nevojë ndoshta me shumë për miq se sa për armiq, por ka raste kur duhet shikuar nga e njëjta pozitë.

Presidenti shqiptar Bamir Topi edhe pse ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ketë inaugurim, nuk është vonë që të jep versionin e fundit rreth pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes së tij, po ashtu partitë politike shqiptare në Maqedoni duhet bërë të njëjtën gjë.

Në qoftë se presidenti shqiptar Bamir Topi dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni marrin pjesë ne inaugurimin e presidentit të ri maqedonas Gjorgje Ivanov, pa pranin e presidentit të Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, kjo do të thotë se shqiptaret nuk kanë bashkëpunim të ndërsjellët mes veti.