Pozzo: Jemi të gatshëm për Arsenalin

Ekipi italian u kualifikua për në garën evropiane pasi përfundoi në pozitën e katërt të Serie A sezonin e kaluar, dhe është caktuar përballë njërit prej ekipeve më të vështira, Arsenalit, që po ashtu përfundoi i katërti në Ligën Premier.
“Do të jetë një aventurë fascionuese, sikur të shkosh në New York për të parën herë. Arsenali është një klub historik dhe do të jetë kënaqësi të përfshihemi në një ndeshje si kjo”.
“Të gjitha ndeshjet e këtij niveli janë të vështira. Në situata të tilla ju duhet të jeni me fat dhe të përballemi me këto eksperienca me një filozofi të caktuar”, ka thënë Pozzo për La Repubblica.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve do të zhvillohet në Emirates Stadium të Londrës më 16 gusht, derisa ndeshja e kthimit më 24 gusht në Stadio Friuli. /Telegrafi/



































