“Siç ndikon botëkuptimi yt për jetën në aktrimin tuaj, edhe aktrimi përfundimisht ndikon në atë se çfarë ndjeni për jetën”, ka thënë 28-vjeçarja për Los Angeles Times.

“Realizova filmin ‘Heat’ kur isha 14-vjeçe dhe luajta vajzën që vdiq. Një vit më pas, pata një zënkë me nënën time dhe e preva veten. Kurrë nuk e kisha bërë më parë dhe kurrë nuk e bëra më pas, por mendoj se fakti që kisha kyçin e dorës të prerë në film, ndikoi edhe në psikikën time”, ka shtuar Portman./Telegrafi/