LAJMI I FUNDIT:

Porno-klipi “paralizon” komunikacionin e Moskës

Porno-klipi “paralizon” komunikacionin e Moskës

Një video-klip pornografik dy minutash, i cili gabimisht është shfaqur në një monitor reklamues në qendër të Moskës, ka shkaktuar tollovi të përgjithshme në komunikacion.

Kalimtarët dhe vozitësit nuk mund t’u besonin syve kur të enjten në mbrëmje në rrugën Garden Ring, në Qendër të Moskës, shihnin në monitor skena “hardcore”.

Një pjesë e kalimtarëve dhe vozitësve kanë kaluar indiferent pranë monitorit gjigant, por shumë prej tyre ishin ndalur ta shihnin këtë porno aksion.

Administrata e qytetit ka thënë se nuk e di se si ka ardhur deri të shfaqja e këtij materiali në monitorin reklamues – ndërsa pronarët e këtij monitori gjigant kanë thënë se bëhet fjalë për një sulm hakerësh – të cilët kanë arritur të depërtojnë në kompjuterët e tyre. /Telegrafi/