LAJMI I FUNDIT:

Porcionet në Darkën e Fundit po rriten me kalimin e kohës

Porcionet në Darkën e Fundit po rriten me kalimin e kohës

Madhësia e pjatave të ushqimit në më shumë se pesëdhjetë piktura të Darkës së Fundit të pikturuara në 1.000 vitet e fundit ngadalë janë rritur dhe po bëhen gjithnjë e më të mëdha, thonë ekspertët.

Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën International Journal of Obesity, dëshmohet se sasia e ushqimit në pjata është rritur me kalimin e viteve.

“Kemi analizuar 52 piktura të famshme të Darkës së Fundit të Jezu Krishtit me 12 Apostujt dhe e kemi analizuar sasinë e ushqimeve, bukës dhe pjatave si dhe i kemi krahasuar ato madhësinë mesatare të kokave të apostujve në pikturë”, ”, thotë Brian Wansink, profesor i marketingut dhe ekonomisë krahasuese si dhe drejtor i laboratorit “Cornell Food and Brand Lab”. /Telegrafi/