Zyrtarët thonë se 16 shtete amerikane kanë popullsi latine prej mbi 500 mijë vetësh. Kalifornia, Teksasi dhe Florida kanë numrin më të madh të tyre. Ata thonë gjithashtu se arsyeja kryesore për këtë rritje janë lindjet dhe jo emigracioni.

Sipas statistikave zezakët janë pakica e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, e pasuar nga aziatikët.

Havai, New Mexico, Kalifornia dhe Teksasi, si edhe Washingtoni kanë popullsi ku pakicat përbëjnë shumicën e popullsisë. Sipas zyrës së statistikave, të bardhët përbëjnë tani 66 për qind të popullsisë së Shteteve të Bashkuara. /VoA/