Populli jem i dashtun, shumë bre je bo popull për gjynah, popull për idare, që nuk lypë shumë, popull që mashtrohet kollaj, që mashtrohet me pak.
Ti populli jem je popull që kënaqesh kur i blen drutë për dimën, kur i kryn’ turshitë, ajvarin… e thush: “E shtinëm dimnin mrenda"… Kaq. E çka për gjashtë mujt’ tjerë.
Kur e mbaron shpijën, ki qejf përjashta me bo t’madhe, po tona nuk t’mbesin pare për fasadë jashtë, e as për llustera mrenda. T’shkojnë edhe 10 vjet tjera ty u harrnue kapak-kapak.
Populli jem, kur ti e marton djalin, hin borxheve e kredive veç sa "mos m’u koritë" me njerz’… e me marrë tona veten t’zgjatë me vite. Me randsi tjerëve me ju bo qejfin, e jo vetit.
Populli jem, ti ki qejf që fëmija yt me kapërcy nëpër shkollim, jo me studju. Nuk o me randsi a po t’m’son fëmija, a po studjon, me randsi m’i kalu diqysh provimet, me hi n’punë diqysh, “mu rahatu” diqysh, se send ma shumë s’lypë. S’kem’ nevojë për shkollim cil’sor! Po bon edhe qeshtu, rrokotel. Rrokotel shkollimi, rrokotel jeta.
Çka me thonë populli jem për ty, kur me pasë ajfon (iPhone) o njo ndër tri qëllimet kryesore për ty, edhe pse paret kurrkund hiq s’jonë. E kur menxi e bon, për cka e përdorë!? Për punë, profesion? Jo, për me hi n’Facebook. Çka me thonë për ty!?
Ti populli jem jeton për t’tjerët, e jo për veti. Gjith’ për mysafirë e len ushqimin e gjanat ma t’mira e për veti çka tepron, e nëse tepron. Gjith’ ma shumë jep se që merr. Gjith’ në deficit. Gjith’ sot për nesër.
Pikërisht pse ti populli jem i dashtun e ki me randsi m’i kënaqë t’tjert’ para vetes, gjith’ mbet ma s’keqti për veti. Gjith’ tjert’ ecin, shkojnë, arrijnë… e ti gjith’ ma s’mrami, n’fund (t’pusit).
Për shkak se je sot për nesër, ti populli jem gjenetikisht je përshtatë për mbijetesë. Gjenetikisht… nuk lypë kurrë kurgjo ma shumë se mbijetesa. Mundësisht, me mujtë m’u konë parazit m’i ju ngjitë ndoj "aleatit" a ndoj pushtuesi… se ti populli jem s’lypë ma shume, mjafton veç pak, veç sa për mbijetesë, sa për idare. Amerika i ka sendet n’dorë, na s’kem çka lodhemi… ky osht sllogani jonë për epokën momentale.
Pikërisht pse ti populli jem i dashtun nuk angazhohesh për shumë, as nuk merr SHUMË… mbetesh me pak e kënaqesh me PAK.
Dilema hamletiane “me konë a mos me konë” ma s’shumti t’përshtatet, osht përditshmëri, gjith n’tetik. E plotësojmë me nji koncept planifikimi “tuj pa, tuj bo”. Kurgjo ma shumë. S’ka vizion, s’ka caqe, s’ka “tuj parapa e tuj parapri”, veç “tuj pa e tuj bo”…
Prandaj, populli jem i dashtun, sepse ti je i tillë, edhe bohet Asociacioni, edhe nuk heket “Parku i Paqes”, edhe s’e merr Ujmanin, edhe nuk zhvillohet ekonomia, edhe nuk zhvillohet shkenca, edhe nuk hin në OKB, edhe nuk ki Ushtri, edhe nuk hin në BE, edhe nuk heket kufini me Shqipni, edhe shprazet Mali i Zi, edhe nuk ec Marrëveshja Ohrit, edhe shprazet Lugina, edhe Çameria, edhe… edhe… edhe…
Sepse, “jeta nuk ta jep ato që ti don, po ato që ti e meriton”!
“JUDA” (viti 2004), nga Arlind Gjikolli – Gjikla
Veç ni kafshatë bukë p’e lypi, e kurgjo ma shumë
Ni pikë ujë, s’e fyti m’u ka bo shkrum
Zemra o ka m’dhem, shpirti po m’kanë
Se i jemi o ka m’shet, e po m’vranë
Qekjo dorë ka votu, i ka pru aty ku jonë
Qekjo dorë që prej tyne lëmoshë kërkon
Po për mu s’po kanë, veç për xhepa t’veta
Une paguj tatim, ata ty i mbushë kuletat
Qeveri e mbarume, me kushërij
Se qysh janë mësu, lopë e dele edhe ni bari
T’korruptun deri n’fyt, se s’i dënojnë hiq
Po morali oshtë moral, edhe kur s’ka ligj
Nëpër hotela, s’po merziteni ty ndejtë
Kur pagunë me pare të popullit, asni send nuk o shtrejtë
Veç vazhdoni q…, ishalla ngiheni
Ama dije q’i kur q… edhe q…
Ref…
Le’t’ qohen t’deknit, e t’gjalltë let’ binë
Se k’ta hajna nuk ka kush i nginë
Po ma pinë gjakin, e n’hak pom’ hinë
Zot fali se ç’a jon tu bo nuk p’e dinë
Evladi jem s’e ka ni kafshatë bukë
E fëmija yt me pare t’mia, jeton n’lluks
Përpara m’ka pëlqy, diçka te populli jem
Tash ju m’keni shti m’i ja marr inat, kjo po m’dhemb
Idiota, pseudopatriota
Ju boheni t’mirë, veç kur vjen puna me marrë vota
Ju po m’shtini m’i ja marr, inat familjes teme
Jetës, t’vërtetës, vetes e vendlindjes teme
Ju po m’shtini me ikë, prej vendit që e du
A jeni ju shkije, se ata njëjtë patën provu
Dilni vet prej ktuhit, mu s’mundeni me m’qitë
Oshtë vendi jem, q’i ju jeni tu e plaçkitë
Ju tashti keni marr fuqi, e nuk keni përgjegjësi
N… t’jau q… more, a keni ju thmi
A tuteni ju hajna, politikana
Ju i mshelni veshtë, dej sa nana e atij që o zhdukë – po kanë a
Ref…
Le’t’ qohen t’deknit, e t’gjalltë let’ binë
Se k’ta hajna nuk ka kush i nginë
Po ma pin gjakin, e n’hak pom’ hinë
Zot fali se ç’a jon tu bo nuk p’e dinë
Sa ushtari o dekë, sa tjerë invalida jonë mbetë
Shkoni kqyrini familjet e tynve, qysh jon ty hekë
E shoki i luftës që tasht o n’pozitë
Për ta s’o ty u mërzit, se për veti ka arrit
Ato vlera i mur era, i ka hi n’kry – karriera
S’ka kush ja nxen vendin, se ka qit barriera
Ai ka luftu edhe lufton veç për karrikë
E kisha ulë unë ato n’karrikë elektrike – pa dhimtë
T’q… Haraqinë, t’q… hararamgjitë
T’q… Qeverinë, bashkë me ministritë
Kurvat e bisnismenave, prostituta
Ju shiteni për pare, jeni bo si Juda
Po ju bre s’jeni njerz, ju jeni pa pikë karakteri
Nuk shitet shteti, për shkak t’ni tenderi
Nuk o i huji, po i juji, kuptoni këtë send
Ju q… nonën rend se ju nuk mbusheni mend.
Ref…
Le’t’ qohen t’deknit, e t’gjalltë let’ binë
Se k’ta hajna nuk ka kush i nginë
Po ma pin gjakin, e n’hak pom’ hinë
Zot fali se ç’a jon tu bo nuk pe din
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës