Me fletëzat e vendosura anash dhe presionin që bën uji kur hyn në gyp, fillon rrotullimi i spirales.

Në të futet uji, që më pas kalon nëpër gypin që e dërgon në rezervuar apo fushë, pa ndihmën e energjisë elektrike.


Siç shihet edhe në video, spiralja e vendosur në lumë, mbledh ujin përmes njërit gyp të hapur, e më pas presioni e dërgon ujin në gypin që e dërgon në kolonën tjetër.

Spiralja vazhdon rrotullimin dhe cikli vazhdon tutje.