LAJMI I FUNDIT:

Polymath Services dhe AWS: Bashkëpunimi që po ndikon të ardhmen e teknologjisë Cloud në Kosovë

Polymath Services dhe AWS: Bashkëpunimi që po ndikon të ardhmen e teknologjisë Cloud në Kosovë

Në një botë ku teknologjia Cloud po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe, Kosova nuk është përjashtim. Kjo teknologji ofron zgjidhje të shpejta dhe të sigurta për bizneset që dëshirojnë të modernizohen. Ndaj, Polymath Services, në partneritet me AWS, po luajnë një rol thelbësor në formimin e ekosistemit teknologjik në vend.

Në ambientet e Polymath Services në Prishtinë, më 6 qershor 2024, u mbajt një punëtori praktike me studentët e shkencave kompjuterike anëtarë të komunitetit “AWS Cloud Club Prishtina”. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte aftësimi i studentëve për përdorimin e shërbimeve kryesore të AWS-së. U trajtuan tema kyçe si infrastruktura themelore, menaxhimi i identitetit dhe i të dhënave.

Muharrem Shefkiu, ekspert i çertifikuar nga AWS dhe bashkëthemelues i Polymath Services, ishte udhëheqësi i këtij eventi. Ai shpjegoi se Edukimi nëpërmjet praktikës është qasja më efektive për të përvetësuar teknologjinë Cloud, dhe ne jemi krenarë që po arrijmë të kontribuojmë në këtë mënyrë”.

Wojciech Gawroński, “Senior Developer Advocate” nga AWS, ka vlerësuar kontributin e Polymath Services: “Gjatë punës me Polymath Services në promovimin e AWS në Kosovë, vlerësoj shumë përkushtimin e tyre të vazhdueshme. Pasioni i ekipit për ndarjen e dijes, së bashku me ekspertizën e tyre, ka qenë thelbësor për të ngritur interesin dhe për të zhvilluar aftësitë në Cloud tek brezi i ri i profesionistëve. Jam i bindur se angazhimi i tyre i vazhdueshëm do të bëjë Kosovën një qendër për inovacionin dhe talentin në Cloud”.

Getuar Kelmendi, student i shkencave kompjuterike, pjesëmarrës në këtë punëtori, theksoi: “Megjithëse ishte kohë e shkurt, njohuritë dhe përvojat që kam marrë nga punëtoria janë shumë të rëndësishme për mua si fillestar. Do të vazhdoj të marr pjesë në punëtoritë e radhës, ndoshta këto organizime do të ndikojnë që në të ardhmen të përcaktoj edhe profesionin tim në fushën e Cloud”.

Polymath Services përdor shërbimet cloud për të gjitha aplikacionet dhe shërbimet që ofron për klientët e saj ne tregun global. Që nga themelimi në vitin 2017, kompania ka qenë një aktor kyç në promovimin e AWS Cloud në Kosovë.

Në vazhdën e përkushtimit për edukimin teknologjik, Polymath Services ofron gjithashtu një program trajnimi brenda Polymath University, ku shumë të rinj janë aftësuar për zhvillimin e aplikacioneve dhe operimin e infrastrukturës në Cloud.

Përmes këtyre nismave, Polymath Services dhe AWS po hapin mundësi të reja për brezat e ardhshëm të inxhinierëve dhe adhuruesve të teknologjisë. Ky angazhim i vazhdueshëm ka bërë që njohuritë rreth teknologjisë Cloud të jenë më të arritshme dhe tërheqëse për të rinjtë në Kosovë.

Për më shumë informacion rreth ngjarjeve dhe trajnimeve në fushën e teknologjisë Cloud – AWS, anëtarësohuni në AWS User Group Kosova dhe merrni pjesë në eventet e ardhshme të organizuara nga Polymath Services dhe AWS.

Për informacione të tjera vizitoni rrjetet sociale:

Facebook: Polymath Labs

Instagram: polymathlabz