Polonia nuk do të dërgojë më armë në Ukrainë pasi që kërkon t’i forcojë radhët e veta të ushtrisë.
“Nëse doni të mbroni veten, duhet të keni diçka për të mbrojtur”, tha i pari i qeverisë Mateusz Morawiecki.
Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka reaguar duke thënë se vendimi i shtetit polak për të ndaluar furnizimin me armë të Ukrainës është “i një shteti sovran”.
“Ne gjithmonë kemi thënë se është një vendim sovran për çdo vend që të vendosë se çfarë niveli të mbështetjes do të ofrojnë”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, Brig. Gjenerali Patrick Ryder.
Ky i fundit refuzojë të thoshte nëse kjo do të shkaktonte një efekt domino te kombet e tjera, raporton cnn.
“Polonia ka qenë një nga vendet udhëheqëse për sa i përket dhënies së ndihmës së sigurisë për Ukrainën, dhe jo vetëm ndihmës së sigurisë, por edhe në drejtim të ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes së konsiderueshme humanitare për më shumë se një milion ukrainas të zhvendosur në Poloni si rezultat i pushtimit rus”, tha ai.
Ndryshe, shteti polak është një ndër vendet kryesore që e kanë ndihmuar Ukrainën gjatë kohës sa po vazhdon pushtimi rus, i cili ka filluar më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/