Polonia fiton titullin e CS:GO për femra në Kampionatin Botëror të IESF

Polonia mundi Argjentinën në finale për të marrë trofeun e CS:GO për femra, në Kampionatin Botëror të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve (IESF) që po mbahet në Bali të Indonezisë.
Ekipi i Polonisë ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa ndeshjen ndaj Argjentinës.
Gjithë kohës ekipi i femrave të Polonisë ishte më i mirë në server, duke fituar 16-6 në ‘Mirage’ dhe 16-8 në ‘Ancient’.
Në vendin e parë Polonia ka fituar çmimin prej 20.000 dollarësh, Argjentina në vendin e dytë fitoi 15.000 dollarë.
Në vendin e tretë ka përfunduar Indonezia duke fituar 10.000 dollarë, ndërsa Namibia ka fituar 5.000 dollarë në vendin e katërt. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































