LAJMI I FUNDIT:

Policia tajlandeze punësoi majmunin

Policia tajlandeze punësoi majmunin

Në përpjekje për t’i përmirësuar raportet me komunitetin, policia e Tajlandës ka rekrutuar në radhët e veta anëtarin më të ri – majmunin.

I veshur me uniformë policie, majmuni i racës makaki niset në aksion me kolegët e vet homosapienë duke u vozitur në kulmin e automobilit të policisë.

Majmuni pesëvjeçar Santisuk e ka për detyrë të qëndrojë në pikën e kontrollit të policisë, ndërsa ai është i specializuar edhe në mbledhjen e arrave të kokosit.

Majmunin e ka adoptuar një polic pasi që e kishte gjetur me dorë të thyer. Shpejtë e mësoi të mbledhë arrat e kokosit dhe pas çdo aksioni të suksesshëm e shpërblente me një gotë qumësht.


Majmuni merr pjesë çdo ditë në patrullimet e policisë, ndërsa prej se i është bashkuar policisë, shoferët ndalen më lehtë në pikat e kontrollit. Disa ndalen të luajnë me Santisukin, ndërsa të tjerët dalin nga automobili dhe fotografohen me të.

Pas përshtatjes së suksesshme të Santisukit në radhët e policisë, edhe stacionet tjera po mendojnë të rekrutojnë majmunë. /Telegrafi/