LAJMI I FUNDIT:

Policia largon protestuesit para Kuvendit të Maqedonisë (Video)

Policia largon protestuesit para Kuvendit të Maqedonisë (Video)

Policia ka larguar protestuesit që po protestonin para Kuvendit me arsyen se nuk kanë qenë në numër të mjaftueshëm për të zhvilluar një protestë duke bllokuar një nga rrugët më të trafikuara të qytetit.

Dhjetëra qytetarë që kur ka filluar seanca për ndryshimet kushtetuese, duke shprehur revoltën e tyre për marrëveshjen me Greqinë, kanë bllokuar rrugën para Kuvendit ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqje të deputetëve.

Të zgjedhurit e popullit ditën e hënë në Kuvend filluan debatin për ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të miratohen në pajtim me marrëveshjen me Greqinë.


Deputetët e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kanë dalur kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kanë thënë se nuk do të përkrahin propozimin e qeverisë.

Ndërsa sipas deputetëve të pozitës, me ndryshimin e emrit vendit do t’i hapet rruga për anëtarësim në NATO dhe BE./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IrPEgCBZTn0