LAJMI I FUNDIT:

Policia Kufitare e Maqedonisë nga pjesa jugperëndimore sivjet ka parandaluar 123 kalime ilegale

Policia Kufitare e Maqedonisë nga pjesa jugperëndimore sivjet ka parandaluar 123 kalime ilegale

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim sivjet është përballur me sfida të mëdha të nxitura nga pandemia me Kovid-19. Përkundër këtij fakti, si rezultat i gatishmërisë së mirë, masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, shënon rezultate të rëndësishme që i konfirmojnë të arriturat në vitin aktual, kur janë lëshuar 1.572 deklarata dhe urdhra për vetizolim, janë sekuestruar 273 kilogramë marihuanë dhe të tjera, deklaroi zëdhënësja Merlina P. Islami.

“Gjatë kontrollit të udhëtarëve, sipas rekomandimeve të Qeverisë janë lëshuar gjithsej 1.572 deklarata dhe urdhra për persona për vetizolim, ndërsa janë zbuluar 24 kryerës të cilët kanë dorëzuar 20 teste të falsifikuara PCR, katër certifikata të falsifikuara për vaksinim. Gjatë kryerjes së detyrave vëmendje e veçantë është përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e krimit ndërkufitar dhe migrimit. Janë sekuestruar 273 kilogramë marihuanë si dhe një sasi e madhe të mallrave akcizë dhe mallra të tjera të ndryshme, që ka qenë objekt të tregtisë ilegale”, theksoi zëdhënësja Merlina P. Islami.

Përkujtoi se në këtë pjesë të vendit janë zbuluar dhe parandaluar një numër i madh i emigrantëve nga Azia, Afrika dhe fqinjësia.


“Në pjesën e migrimit gjatë kalimit ilegal janë zbuluar dhe parandaluar 128 persona, numri më i madh janë shtetas shqiptarë, derisa 26 persona janë emigrantë nga India, Siria, Pakistani dhe Maroku. Për të gjithë aktivitetet e evidentuara të paligjshme, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim ka ndërmarrë masa ligjore përkatëse!”, shton Islami.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori