LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për incidentin e armatosur mbrëmë në Çair

Policia jep detaje për incidentin e armatosur mbrëmë në Çair

Policia e Maqedonisë sot përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë detaje rreth përleshjes ës armatosur që ndodhi dje në Çair në rrugën “Llazo Trpovski”.

Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, respektivisht për çështje borxhesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krisma në Çair, policia në terren
Lexo po ashtu Krisma në Çair, policia në terren

“Rreth orës 19.10 para marketit në rrugën “Lazo Trpovski” në Shkup, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes B.B (23) dhe R.B (20) që të dy nga Shkupi nga njëra anë dhe K.I (51) nga Shkupi nga ana tjetër. Në një moment K.I ka nxjerr pistoletën, ndërsa R.B ka tentuar që t’ia marrin nga dora. Por, K.I ka shtënë ndaj B.B dhe R.B, ndërsa ata kanë arritur të ikin dhe të mbeten të palënduar. Më pas K.I. është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Ata shtojnë se ekipi i SPB Shkup ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori