LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane në aksion kundër vibratorit

Policia gjermane në aksion kundër vibratorit

Një grua në Gjermani telefonoi policinë pasi dëgjoi “zhurma të dyshimta” në banesën e saj, por për turpin e saj policët zbuluan se zëri që dëgjohej ishte një vibrator.

Zhurma ishte aq e madhe dhe e çuditshme, bile edhe nëpërmjet telefonit, sa që policia nga Bochumi i Gjermanisë vendosi të dërgojë një patrullë në “vendin e krimit”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Me shumë kujdes dhe me lejen e banores, njëri prej oficerëve hapi dollapin e rrobave nga po vinte zhurma. Nën rroba ai gjeti një objekt shumë personal i cili punon me bateri dhe që me sa duket ishte lëshuar vetë… Fytyra e gruas ndryshoi ngjyrën”.

Policia pastaj “i uroi gruas mbrëmje të këndshme dhe u largua”. /Telegrafi/