LAJMI I FUNDIT:

Policia gaz lotsjellës protestuesve në Paris

Policia gaz lotsjellës protestuesve në Paris
France Climate Countdown

Policia në Paris ka hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve të cilët dolën në protestë për të kundërshtuar reformat e punës, të iniciuara nga Qeveria franceze. Edhe presidenti francez, François Hollande ka thënë se nuk do të mbështesë këto reforma.

RT ka raportuar nga vendi i ngjarjes se Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët ishin të zemëruar me planin e Qeverisë, transmeton KosovaPress.

Kjo protestë thuhet të jetë thirrur nga shtatë sindikata nga mbarë vendi.


Kjo është protesta e gjashtë ndaj ligjit që njihet si “Ligji i El Khomrit”, i emëruar sipas emrit të ministrit francez të Punës, Myriam El Khomri.

Ligji parasheh zgjatjen e orarit të punës, si dhe shkurton pushimet dhe pauzat pas orvatjeve të Qeverisë franceze për të liberalizuar tregun e punës