LAJMI I FUNDIT:

Policia e Tetovës në gjah të vozitësve që tejkalojnë shpejtësinë

Policia e Tetovës në gjah të vozitësve që tejkalojnë shpejtësinë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë përmes një kumtese për media thekson se do të vazhdojë të merr masa për mosrespektimin e përkufizimit të shpejtësisë së lëvizjes nga disa shofer.

Sipas tyre, të dhënat statistikore tregojnë se gati secili aksident i dytë që ndodhë, është për shkak të mosrespektimit të përkufizimit të shpejtësisë, apo për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, sipas kushteve dhe gjendjes së rrugës, kushteve atmosferike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dispozitat ligjore në Ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë, parashohin gjoba të detyrueshme për kundërvajtje prej 20 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht nga shpejtësia që ka tejkaluar dhe krahas gjobës gjithashtu janë të parapara edhe masa mbrojtëse “ndalesë për drejtim të automjetit” në afat prej 3 deri 12 muaj”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.


Ndërkohë sipas SPB Tetovë të dhënat statistikore tregojnë që në periudhën prej fillimit të këtij viti, deri tani për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, kanë ndodhur 77 aksidente trafiku, në të cilat 6 persona kanë humbur jetën, 21 persona kanë marr lëndime të rënda trupore, kurse me lëndime të lehta trupore kanë përfunduar 185 persona.

“Proporcionalisht me këto të dhëna që posedojmë, kemi sanksionuar 1660 shkelës për këtë kundërvajtje, ndërsa për 581 vozitës kemi lëshuar kërkesë për aktivizimin e masës mbrojtëse “ndalesë për drejtim të automjetit”. Si polici e komunikacionit, jemi të pajisur me Radar bashkëkohor, që funksionojnë me anë të Lazerit tek të cilët gjatë matjes kemi precizitet maksimal, matja e shpejtësisë regjistrohet me video inçizim, dhe kur kërkohet të merën sanksionet mbrojtëse ,,Ndalesat për drejtim,, videot dërgohen dhe përdoren si material dëshmues në gjykatë. Duke përmendur se, si në të kaluarën po ashtu edhe në të ardhmen, do të vazhdojmë me aktivitetet e përforcuara, në lidhje ma sanksionimin joselektiv të këtyre shkeljeve, ndaj të gjithë kundërvajtësit, për shkak se rregullat dhe dispozitat ligjore në komunikacion vlejnë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Nga policia njoftojnë se në të ardhmen është parashikuar edhe vendosja e radarëve fiks dhe atyre mobil, në vende të caktuara në të cilat janë shpeshtuar këto lloje të shkeljeve, si dhe vendosja e kamerave me të cilat do të detektohen dhe sanksionohen dhe llojet tjera të shkeljeve në trafikun rrugorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori