LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë me apel për qytetarët

Policia e Maqedonisë me apel për qytetarët

Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel qytetarëve që maksimalisht të përmbahen në përdorimin e mjeteve piroteknike si dhe prishjet tjera të rendit dhe qetësisë publike, informojnë nga MPB.

Ata thonë se përdorimi i palejuar i mjeteve piroteknike është e dënueshme sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtjen e materieve shpërthyese dhe Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike ku prishet rendi dhe qetësia publike e qytetarëve është e dënueshme me gjobë prej 200 deri 500 euro”, thonë nga MPB.


Nga MPB bëjnë apel deri te pjesëmarrësit e komunikacionit të jenë të vëmendshëm dhe në përpikëri t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të kenë pajisjet dimërore dhe të mos drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit./Telegrafi/